Aktualitet Kronike Lajme

Ditë të vështira në qeli për Ilir Metën, Presidenti flet nga burgu: Tualeti ka që në 2024 pa dritë, më kanë shpuar bidonat e ujit, ajrosjen ma kanë ndaluar! Po bëjnë mistrecllëqe

Ish-Kreu i Shtetit dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lëshuar një deklaratë audio nga qelia, duke treguar se po i mohohen të drejtat, disa po i shkelen e të tjera në mënyrë abuzive po tjetërsohen.

Ai është vizituar në qeli nga përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Zylyftar Bregu, i cili ka marrë edhe kontakt me drejtuesit e Burgut “Jordan Misja” në Tiranë, duke i ballafaquar me pretendimet e Ilir Metës.

“… ju falenderoj se vetëm pas konstatimit nga ana e përfaqësuesit tuaj, se në tualetin e kësaj qelie nuk kishte drita, menjëherë erdhën elektriçistët dhe i vendosën, pasi këtë punë nuk i lejonin ta bënin që nga 23 tetori 2024, kur unë u bëra banor i IEVP-së që mban një emër Heroi si Jordan Misja.

Sigurisht që kjo është një neglizhencë “e vogël”, të cilën unë se kam ngritur kurrë publikisht, pasi këto sjellje ordinere nuk më habisin e shqetësojnë, por as përfaqësuesi juaj nuk do ta besonte po ta thoja publikisht pa e parë me sytë e tij.

Mistrecllëqe të tilla ka dhe shumë të tjera, që përfaqësuesi juaj mund t’jua thotë juve siç është edhe shpimi i bidonave plastikë prej 20 litrash për të më cënuar sado pak mua ushtrimet fizike në qeli, meqënëse këtu nuk ka palestër”, thotë Ilir Meta.

Presidenti thotë se ajo që e ka shqetësuar më shumë ka qenë takimi që përfaqësuesi i KSHH ka zhvilluar me shefin e Policisë së Burgut, i cili është shprehur se Ilir Meta del në ajrosje si gjithë të tjerët.

“Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha. Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron Komitetin e Helsinkit”, thotë ai.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur