Aktualitet Lajme Shëndeti Show Biz

Familja e Bruce Willis po përgatitet për lamtumirën e fundit, truri i aktorit do t’i dhurohet shkencës

Familja e aktorit Bruce Willis thuhet se po pergatitet për një lamtumirë të dhimbshme, ndërsa beteja e tij me shëndetin vazhdon.

Ata kanë zgjedhur të dhurojnë trurin e tij për shkencën me shpresën që kjo të ndihmojë studiuesit të kuptojnë më mirë sëmundje si demenca frontotemporale.

Edhe në një vendim i vështirë për familjen, kjo zgjedhje mund të ndihmojë në ndryshimin e së ardhmes për të tjerët.

Ishte viti 2022 kur Bruce Willis mori vendimin për t’u tërhequr nga aktrimi për shkak të problemeve shëndetësore, një vit më vonë, familja e tij konfirmoi se ai vuante nga demenca frontotemporale, një sëmundje degjenerative.

Dita-ditës, aktori po humbiste aftësitë njohëse, kështu që kjo kërkonte kujdes të veçantë në çdo kohë.

Bashkëshortja e tij Emma Hemmings ka rrëfyer se shëndeti i aktorit është gjithnjë e më delikat, ndërsa ishte ajo që konfirmoi se truri i tij do t’i dhurohet shkencës për të çuar përpara kërkimet mbi demencën frontotemporale, një vendim që ka qenë i vështirë, por që ajo e konsideron më të mirin.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur