Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

Pritjes së ëmbël i vjen fundi! Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen PRINDËR për herë të pare

Një lajm i bukur  vjen nga showbiz-i shqiptar, pritjes së ëmbël të Lori Hoxhës i ka ardhur fundi! Ajo dhe Vis Bajraktari kanë hyrë në një kapitull të ri të jetës së tyre, janë bërë prindër të një djali për herë të pare.

Ashtu si edhe ngjarje të tjera të rëndësishme, Lori ka zgjedhur ta mbajë këtë moment kaq të bukur të jetës së saj dhe të partnerit larg vëmendjes publike.

Por megjithatë kujtojmë se prej muajsh, aludimet në rrjet nuk kishin munguar, pasi në mars ajo publikoi një foto krahë motrës së saj Sara Hoxha, e cila tërhoqi vëmëndjen e ndjekësve. Ajo edhe pse e veshur me rroba të errta dhe të gjera nuk arriti dot të fshehë një detaj të vogël, barku i rrumbullakosur. I cili në disa versione të fotos me ndriçim më të lartë, dukej më i theksuar.

Kujtojmë se në dhjetor të 2025-ës, Lori u shfaq për herë të parë publikisht me bashkëshortin, pas lajmeve për martesën e tyre, teksa merrnin pjesë në përvjetorin e 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Lori dhe Visi janë lidhur që në kohën kur ishin studentë dhe kanë zgjedhur ta mbajnë gjithmonë marrëdhënien larg syrit të mediave.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur