Ka qene nje periudhe kur Paris Saint-Germain synonte me çdo kusht triumfin ne Champions League, duke bashkuar ne nje skuader tre nga emrat me te medhenj te futbollit boteror: Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Neymar. Megjithate, projekti nuk arriti kurre objektivin kryesor.
Ish-trajneri i parisieneve, Mauricio Pochettino, ka dhene shpjegimin e tij mbi deshtimin e kesaj tresheje, duke theksuar se problemi kryesor ishte mungesa e kompatibilitetit ne stilin e lojes.
Sipas tij, Messi preferonte ta ndertonte aksionin ngadale, me kontroll topi dhe kombinime, duke diktuar ritmin e lojes nga prapa. Ne anen tjeter, Mbappe ishte nje lojtar qe kerkonte hapesire dhe shpejtesi ne thellesi, duke e bazuar lojen ne sprint dhe kundersulm.
“Keto dy filozofi nuk perputheshin. Kur luanim per Messin, Mbappe ndjehej i kufizuar. Kur luanim per Mbappen, nuk mund te shfrytezonim maksimalisht Messin”, shpjegoi Pochettino.
Ai shtoi se mungesa e ekuilibrit taktik e beri pothuajse te pamundur funksionimin optimal te skuadres, pavaresisht talentit te jashtezakonshem ne fushe.
Nderkohe, edhe Neymar, i cili teorikisht mund te sherbente si lidhje mes dy stileve, nuk arriti ta stabilizonte lojen per shkak te formës jo konstante dhe demtimeve.
Pochettino ndaloi gjithashtu te periudha e veshtire e adaptimit te Messit ne France, pas largimit emocional nga Barcelona ne vitin 2021, duke theksuar se ambienti dhe mungesa e pergatitjes parasezonale ndikuan ne performancen e tij.
Ne fund, ish-trajneri e permbledh si nje miks faktore: ego te medha, stile te ndryshme loje dhe rrethana jo te favorshme, qe e penguan PSG-ne te shnderroje nje treshe “ne leter perfekte” ne sukses real ne fushe.

