Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 13 maj në stadiumin “Air Albania”, aty ku Dinamo City dhe Egnatia do të luftojnë për trofeun e 74-të në historinë e këtij kompeticioni.
Dy skuadrat rikthejnë një duel tashmë të njohur, pasi përsëritet finalja e sezonit të kaluar, e fituar nga Dinamo. Të dy ekipet kanë kaluar me sukses çdo fazë të turneut dhe vijnë në finale si pretendente serioze për trofeun.
Për Egnatian, kjo është finalja e katërt në Kupën e Shqipërisë, ndërsa klubi nga Rrogozhina synon trofeun e tretë pas triumfeve në vitet 2023 dhe 2024. Në anën tjetër, Dinamo City kërkon të mbrojë kupën dhe të shtojë në koleksion trofeun e 15-të në histori.
Finalja pritet të sjellë një përballje të fortë dhe spektakolare, me dy skuadra që kanë dominuar futbollin shqiptar në sezonet e fundit dhe që synojnë ta mbyllin edicionin me një tjetër sukses madhor.

