Futboll Sport

Superliga shqiptare hyn në fazën vendimtar, Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo në betejën finale

Me përfundimin e 36 javëve të sezonit të rregullt, Superliga shqiptare hyn në fazën vendimtare “Final 4”, ku katër skuadrat më të mira do të luftojnë për titullin kampion.

Në edicionin e tretë të këtij formati, renditja finale e kampionatit ka sjellë edhe përgjysmimin e pikëve për ekipet pjesëmarrëse. Pas llogaritjeve, Vllaznia dhe Elbasani e nisin fazën finale me nga 31 pikë, ndërsa Egnatia me 28 dhe Dinamo me 24 pikë.

Ndeshjet e para janë përcaktuar të zhvillohen më 16 maj, ku Vllaznia do të përballet me Dinamon. Vetëm një ditë më vonë, Elbasani do të sfidojë Egnatian në një duel tjetër shumë të rëndësishëm.

Takimet e tjera të fazës “Final 4” do të luhen në datat 23-24 dhe 29-31 maj, ndërsa të gjitha sfidat do të zhvillohen në stadiumin kombëtar Air Albania Stadium.

Interesi pritet të jetë i madh, pasi katër skuadrat synojnë trofeun dhe një vend në garat evropiane, në një fundsezoni që premton rivalitet dhe emocione deri në fund.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së