Robert Berisha ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, ne Tv Klan, ku foli hapur për jetën e tij personale dhe profesionale.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te raporti me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi, duke u shprehur se pavarësisht se kanë vite që janë ndarë, ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
I pyetur për mundësinë e një ribashkimi, Berisha u shpreh se nuk i dihet, duke lënë të hapur mundësinë për të ardhmen.

“Jam i lirë, jam i fokusuar në punë, jam duke bërë albumin tim të parë pas 10 viteve me 12 këngë të reja dhe jam përkushtuar shumë në atë drejtim. Kam qejf të jem pak i lirë dhe po e vë re se nuk jam i gatshëm dhe nuk do të kisha qejf të lëndoja të njejtin person dy herë,” u shpreh ai.

Berisha foli edhe për unazën që i dhuroi Norës, e cila bëri bujë në rrjetet sociale. Ai sqaroi se bëhej fjalë për një gjest simbolik e dhuruar nga disa miq të tij, e cila më pas do të mbahet nga vajza e tyre, Renee.
“Nëse bashkohemi, bashkohemi, por për unazë nuk ka nevojë, s’ka nevojë të bëjmë harxhime,” shtoi ai.

Kujtojmë se çifti kanë një vajzë 11-vjeçare, Renee. Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2019, pas 10 vitesh.

