Futboll Ndërkombëtare Sport

Adri Mehmeti, diamanti shqiptar që po shkëlqen te New York Red Bulls

Adri Mehmeti po konsiderohet si një nga talentet më premtues në akademinë e New York Red Bulls. I lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër shqiptarë, 16-vjeçari ka nisur të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe pjekurinë në lojë, pavarësisht moshës së re.

Së fundmi, Mehmeti ishte protagonist në fitoren 1–2 ndaj Orlando City SC, ku u përfshi me asistim në një nga golat e realizuar nga New York Red Bulls, duke dëshmuar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në rezultat.

 

Me një gjatësi prej 1.83 metrash dhe duke luajtur në pozitën e mesfushorit qendror, Mehmeti dallohet për teknikën e rafinuar, vizionin e qartë në organizimin e lojës dhe guximin për të marrë përgjegjësi në momentet vendimtare. Ai kombinon qetësinë me inteligjencën taktike, duke u bërë një pikë referimi në mesfushë për skuadrën e tij.

Në nivel ndërkombëtar, ai më herët ka përfaqësuar Kombëtarja e Shqipërisë U15, ndërsa aktualisht është pjesë e kombëtares së Amerikës U-15. Kjo e bën Mehmetin një emër të rëndësishëm për të ardhmen, me potencial për të zgjedhur në nivele më të larta përfaqësimi.

Me ritmin e zhvillimit që po tregon, Adri Mehmeti shihet si një nga shpresat më të mëdha të brezit të ri, një talent që pritet të bëjë jehonë në futbollin amerikan – dhe jo vetëm – në vitet në vijim.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së