Futboll Sport Vendi

Arbër Zeneli shkëlqen në start të sezonit: Dy gola dhe një asist për Elfsborgun

Arbër Zeneli e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Suedi, duke qenë protagonist në fitoren 4:0 të IF Elfsborg ndaj Helsingborgs IF në kuadër të Svenska Cupen. Futbollisti kosovar realizoi dy gola dhe dhuroi një asist, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një nisjeje të përkryer.

Gjatë janarit, Zeneli kishte marrë oferta nga Arabia dhe ishte shumë pranë largimit, por në fund vendosi të vazhdojë karrierën në Suedi – një vendim që po dëshmohet i qëlluar që në start.

Ndryshe, sezoni në Suedi hapet me ndeshjet e Kupës, ndërsa kampionati elitar Allsvenskan fillon në mars dhe përfundon në nëntor, duke u zhvilluar brenda një viti kalendarik.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së