Sport

Alarm te Real Madrid: Mbappé mungon ndaj Levantes, në dyshim edhe për Monacon

Alarm në kampin e Real Madridit, pasi Kylian Mbappé nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Levantes, ndërsa rrezikon të mungojë edhe në sfidën kundër Monacos.

Sipas prestigjiozes franceze L’Equipe, sulmuesi i yllëzuar ka vendosur të ndalet për të kryer një rikuperim të plotë, për shkak të problemeve në gju, duke mos dashur të marrë asnjë rrezik që mund ta përkeqësojë gjendjen e tij fizike.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se Mbappé dhe stafi mjekësor i Real Madridit kanë rënë dakord që prioritet të jetë shëndeti afatgjatë i francezit, edhe nëse kjo nënkupton mungesa të rëndësishme në kalendar.

Ndërkohë, raportimi sjell edhe një detaj befasues, duke zbuluar se Mbappé kishte pranuar të aktivizohej në përballjen ndaj Barcelonës, pavarësisht shqetësimeve fizike, me qëllimin për të ndihmuar ekipin në një moment kritik dhe për të ruajtur stabilitetin në stolin e Real Madridit, ku pozita e Xabi Alonsos ishte nën presion.

Situata e Mbappés pritet të monitorohet nga afër në ditët në vijim, ndërsa vendimi për ndeshjen ndaj Monacos do të merret në bazë të evolucionit të gjendjes së tij fizike.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së