NBA ka përjetuar shkëmbimin më të madh të vitit 2026, pasi Dallas Mavericks kanë transferuar Anthony Davis te Washington Wizards, duke u ndarë nga 10-herë All-Star-i me kontratë 175 milionë dollarëshe.
Në marrëveshje, Davis do të shkojë në Washington së bashku me Jaden Hardy, D’Angelo Russell dhe Dante Exum, ndërsa Dallas do të përfitojë Khris Middleton, AJ Johnson, Malaki Branham, Marvin Bagley III, dy zgjedhje të raundit të parë dhe tre të raundit të dytë në draft.
Anthony Davis largohet nga Dallas pas më pak se dy sezonesh, një aventurë zhgënjyese për Mavericks, të cilët e kishin afruar atë si pjesë të shkëmbimit të bujshëm për Luka Dončić një vit më parë. Ai zhvilloi vetëm 29 ndeshje me Dallasin, për shkak të dëmtimeve të shpeshta, ndërsa këtë sezon ka regjistruar mesatarisht 20.4 pikë, 11.1 kërcime dhe 2.8 asistime për ndeshje.

