Trajneri i KF Llapi, Tahir Batatina, ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën pas humbjes ndaj Turqisë në finalen e “play-off”-it për Kupa e Botës FIFA 2026.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Batatina u shfaq krenar me paraqitjen e “Dardanëve”, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e skuadrës së drejtuar nga Franco Foda.
Ai gjithashtu doli në mbrojtje të kapitenit Vedat Muriqi, i cili u përball me kritika pas ndeshjes, duke theksuar rëndësinë dhe kontributin e tij për ekipin kombëtar.
“Dikur lamë studimet dhe sportin për t’iu bashkuar luftës për lirinë e këtij vendi. Pas luftës, pavarësisht kritikave, vazhduam të punojmë për ndërtimin e shtetit. Sot jemi krenarë me heronjtë tanë që po e ngrenë Kosovën në nivel evropian dhe botëror përmes sportit. Krenarë me kapitenin Vedat Muriqi, bashkëlojtarët, stafin dhe FFK-në”, u shpreh Batatina.


