Futboll Kombëtarja Sport

Zbulohet fjalimi motivues i Montellës para Kosovës: “Të dalim dhe t’i mundim!”

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm motivues përpara finales së “play-off”-it ndaj Kosovës, duke i përgatitur lojtarët për një nga sfidat më të rëndësishme të tyre.

Në dhomat e zhveshjes, tekniku italian theksoi rëndësinë e konsistencës dhe nivelit të lartë të performancës, duke u kërkuar futbollistëve të tij përqendrim maksimal dhe mentalitet fitues.

“Të luash mirë çdo tre ditë është diçka që i përket një niveli tjetër. Ne jemi gati për të luajtur në një nivel tjetër, të dalim në fushë dhe t’i mundim, të kthehemi në shtëpi si fitues”, ishte mesazhi i Montellës për skuadrën.

Ky fjalim duket se pati efektin e dëshiruar, pasi lojtarët turq u shfaqën të vendosur në fushë dhe arritën të triumfojnë me rezultat minimal 0:1, duke siguruar kualifikimin në Kupa e Botës FIFA 2026.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së