Karim Benzema e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re, duke dhënë menjëherë përgjigjen në fushë. Sulmuesi francez realizoi 3 gola dhe dhuroi edhe një asist që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Al Hilal, duke treguar se instinkti i golit dhe vizioni në lojë mbeten të njëjtë.
38-vjeçari ishte protagonisti absolut në fitoren e thellë 6–0 ndaj Al Okhdood, ku jo vetëm që tundoi rrjetën tri herë, por kontribuoi edhe në një tjetër gol të skuadrës. Me këtë performancë të plotë, ai udhëhoqi repartin ofensiv me përvojën dhe qetësinë e tij, duke dëshmuar menjëherë peshën që ka në ekip.
Ky debutim i jashtëzakonshëm vjen pas një periudhe me polemika rreth largimit të tij nga Al Ittihad, por Benzema duket se ka bërë zgjedhjen e duhur. Ai refuzoi disa oferta, veçanërisht jashtë Arabisë Saudite, duke vendosur të qëndrojë në këtë kampionat dhe t’i bashkohet Al Hilal dhe starti i tij nuk mund të ishte më bindës.

Performanca me 3 gola dhe 1 asist pa dyshim ia siguroi edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes, duke e bërë debutimin e tij një mbrëmje perfekte si në aspektin personal ashtu edhe për skuadrën.
Me një hyrje të tillë, Benzema ka treguar se klasi nuk humbet dhe se është gati të lërë gjurmë edhe në këtë kapitull të ri të karrierës së tij

