Botërori 2026 Futboll Sport

Brazili blindon Carlo Ancelottin, kontratë deri në vitin 2030

bashkëpunimin me Carlo Ancelottin deri në vitin 2030. Konfederata Braziliane e Futbollit po negocion prej muajsh me trajnerin italian për zgjatjen e kontratës aktuale.

Sipas mediave braziliane, presidenti i CBF-së, Samir Xaud, është shprehur i bindur se marrëveshja do të zyrtarizohet para fillimit të Kupës së Botës 2026.

Ancelotti mori drejtimin e Brazilit vitin e kaluar dhe arriti të sigurojë kualifikimin për Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Trajneri 66-vjeçar ka dhënë disa herë sinjale se dëshiron të vazhdojë projektin me “Seleçaon” edhe pas Botërorit të kësaj vere.

Italiani do të publikojë listën përfundimtare të lojtarëve më 18 maj në Rio de Janeiro, ndërsa Brazili do të luajë miqësore ndaj Panamasë më 31 maj në “Maracanã”.

Në Botërorin 2026, Brazili ndodhet në Grupin C së bashku me Marokun, Skocinë dhe Haitin.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së