Futboll Sport Uncategorized

Bundesliga në “ethe”, tri skuadra luftojnë për Champions, pesë për mbijetesë

Dy javë para fundit të kampionatit gjerman, Bundesliga vazhdon të mbetet një nga ligat më dramatike në Evropë, me garë të hapur si për Ligën e Kampionëve, ashtu edhe për mbijetesë.

Bayer Leverkuseni, Stuttgarti dhe Hoffenheimi po zhvillojnë një betejë të fortë për pozitën e katërt, e cila siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Të tri skuadrat kanë nga 58 pikë dhe çdo ndeshje mund të jetë vendimtare.

Sfida më e rëndësishme e javës luhet mes Stuttgartit dhe Leverkusenit, ndërsa Hoffenheimi i reprezentuesve kosovarë Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari përballet në shtëpi me Werder Bremenin.

Në anën tjetër, pesë skuadra po luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga elita. Werder Bremeni dhe Kolni kanë nga 32 pikë, Union Berlini ka 33, ndërsa Wolfsburgu ndodhet në pozitën e plejautit me 26 pikë. St. Pauli është një pozitë më poshtë, kurse Heidenheimi mban vendin e fundit me 23 pikë.

Kampioni i shpallur tashmë, Bayerni, luan në udhëtim ndaj Wolfsburgut, skuadër që ende shpreson të mbetet në Bundesligë.

Me vetëm dy xhiro të mbetura, çdo pikë ka peshë të madhe dhe fundi i sezonit në Gjermani pritet të sjellë emocione deri në sekondat e fundit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së