Interi e ka siguruar tashmë titullin kampion në Serie A, por lufta për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve mbetet plotësisht e hapur tri javë para fundit të sezonit.
Napoli mban pozitën e dytë me 70 pikë, ndërsa pas tij renditen Milani me 67, Juventusi me 65 dhe Roma me 64 pikë. Në garë vazhdon të jetë edhe Como me 62 pikë, duke e bërë fundin e kampionatit italian jashtëzakonisht dramatik.
Katër pozitat e para sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe çdo gabim në këtë fazë mund të kushtojë shumë për skuadrat pretendente.
Në xhiron e 36-të, Napoli përballet me Bolognan të hënën mbrëma, Milani luan ndaj Atalantës, Juventusi udhëton te Lecce, ndërsa Roma përballet me Parman në transfertë.
Ndërkohë, luftë e fortë po zhvillohet edhe për mbijetesë. Verona dhe Pisa kanë rënë tashmë nga elita, ndërsa Cremonese, Lecce, Cagliari dhe Fiorentina ende nuk e kanë siguruar matematikisht qëndrimin në Serie A.
Me vetëm tri xhiro deri në fund, Serie A pritet të sjellë emocione të mëdha si në garën për Champions, ashtu edhe në betejën për mbijetesë.

