Ylli francez Kylian Mbappé ka habitur opinionin sportiv me një deklaratë të fortë rreth roleve në futboll, duke hapur diskutime të shumta mes tifozëve dhe analistëve.
Sulmuesi i njohur u shpreh se, sipas tij, pozicioni më i lehtë në fushë është ai i mbrojtësit të qendrës, një koment që menjëherë ka tërhequr vëmendje të madhe.
“Pozicioni më i lehtë në futboll? Sipas mendimit tim, është mbrojtësi i qendrës,” deklaroi Mbappé.
Ai argumentoi se lojtarët në këtë rol kanë më shumë mbështetje në fushë dhe janë më të mbuluar taktikisht: “Je i mbuluar nga çdo drejtim, madje mund të luash edhe në një mbrojtje me tre lojtarë.”
Mbappé theksoi gjithashtu se mbrojtësit kanë një jetëgjatësi më të madhe në nivelet më të larta të futbollit, duke nënvizuar: “Është i vetmi pozicion ku sheh lojtarë 40-vjeçarë ende në Europë, ende në klube të mëdha.”
Në fund, ai bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me sulmuesit: “Një sulmues në moshën 40-vjeçare? Ai ka mbaruar.”

