Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Paris Grand Slam 2026, duke fituar medaljen e artë në një nga garat më prestigjioze dhe më të forta të xhudos në botë.
Xhudistja kosovare ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë dominoi ndaj francezes Alicia Marques, duke fituar me Ippon. Në çerekfinale, Distria mposhti me Waza-ari brazilianen Larissa Pimenta, një kundërshtare e fortë në arenën ndërkombëtare.

Rrugëtimi i saj i shkëlqyer vazhdoi në gjysmëfinale, ku ajo triumfoi me Yuko ndaj francezes Amandine Buchard. Në finale, Distria Krasniqi tregoi superioritet të plotë, duke mposhtur me Ippon spanjollen Ariane Toro Soler, për të siguruar medaljen e artë.
Ky sukses i madh në Paris Grand Slam, një turne që mbledh xhudistët më elitarë të botës dhe ka peshë të jashtëzakonshme në renditjen ndërkombëtare, është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të Distria Krasniqit dhe një krenari e re për sportin e Kosovës.

