Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Drita, ka realizuar një goditje të madhe në afatin kalimtar, duke siguruar shërbimet e Florent Ramadanit, mesfushorit ofensiv të Shkëndijës së Tetovës.
Burime të sigurta bëjnë me dije se marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë në orët/ditët në vijim.
Ramadani vlerësohet si një nga mesfushorët më kreativë në qarkullim, i njohur për goditjet e fuqishme nga distanca, vizionin e lojës dhe pasimin final preciz, elementë që pritet t’i japin një tjetër dimension repartit ofensiv të skuadrës nga Gjilani.
Me këtë transferim, Drita konfirmon ambiciet e saj për të mbetur në majë edhe në sezonin e ardhshëm, duke forcuar ndjeshëm mesfushën me një lojtar që garanton cilësi dhe spektakël.

