Sport

Rey Manaj bën goditjen e madhe – kontratë luksoze dhe kapitull i ri në Kinë

Rey Manaj ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshje me klubin kinez Zhejiang FC, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me një përfitim financiar mbresëlënës, që kap vlerën e 4 milionë eurove në sezon.

Pas një aventure të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe me Al Sharjah, Manaj ka vendosur të ndryshojë kontinent dhe të vazhdojë karrierën në kampionatin kinez, ku pritet të ketë një rol kyç në repartin ofensiv të skuadrës së re.

Transferimi i tij konsiderohet një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos për një futbollist shqiptar, ndërsa Zhejiang FC synon të ndërtojë ekipin rreth sulmuesit lushnjar, duke i besuar atij përgjegjësi të mëdha në objektivat e sezonit.

Ky hap i ri përfaqëson jo vetëm një sfidë sportive për Rey Manajn, por edhe një kontratë që e rendit atë mes futbollistëve shqiptarë më të paguar në arenën ndërkombëtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së