Atmosfera para finales së Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano është tensionuar ndjeshëm në Leipzig, ku sonte zhvillohet ndeshja e madhe europiane.
Sipas policisë gjermane, qindra tifozë anglezë dhe spanjollë janë përfshirë në përleshje verbale dhe fizike të martën në mbrëmje, vetëm pak orë para finales.
Autoritetet kanë konfirmuar se gjatë incidenteve janë plagosur dy policë, megjithatë ata kanë vazhduar shërbimin.
Policia e Leipzigut bëri të ditur se dy persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa më shumë se 300 tifozë janë identifikuar dhe ndaj tyre është lëshuar urdhër largimi nga zonat ku kanë ndodhur incidentet.
Forca të shumta sigurie janë angazhuar në qytet për të shmangur përshkallëzimin e situatës para fillimit të finales së Conference League.

