Sport

Legjenda e golfit Tiger Woods rikthehet në rehabilitim

Tiger Woods është rikthyer në qendrën e rehabilitimit në Zvicër, pas një udhëtimi të shkurtër në SHBA ku u ribashkua me partneren e tij, Vanessa Trump, e cila së fundmi bëri publike diagnozën me kancer të gjirit.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, legjenda e golfit po vazhdon trajtimin dhe rehabilitimin pas problemeve ligjore të muajve të fundit, ndërsa burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se Woods është i fokusuar seriozisht në rikuperimin e tij.

“Tiger do të qëndrojë edhe për një kohë në programin e rehabilitimit. Ai është mirë dhe po ecën drejt një të ardhmeje më të shëndetshme”, tha një burim për revistën People.

Burimet shtojnë se 50-vjeçari u kthye në SHBA për të qenë pranë Vanessa Trump gjatë sfidës së saj shëndetësore, si dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të vajzës së saj, Kai Trump, e cila merret gjithashtu me golf.

Sipas personave të afërt me çiftin, marrëdhënia mes Woods dhe Vanessa Trump është bërë edhe më e fortë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe mbështetja reciproke është pjesë shumë e rëndësishme e lidhjes së tyre”, ka deklaruar një burim tjetër për Page Six.

Vanessa Trump, e cila është në lidhje publike me Tiger Woods që nga marsi i vitit 2025, njoftoi javën e kaluar përmes rrjeteve sociale se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dhe se kishte kryer një procedurë mjekësore.

Ndërkohë, Woods vazhdon të përballet edhe me procesin gjyqësor pas arrestimit për drejtim automjeti në gjendje të dehur në muajin mars.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së