Platforma e njohur Transfermarkt ka publikuar përditësimet më të fundit të vlerave në treg për futbollistët e Bundesligës, ndërsa rritje të mëdha kanë pësuar edhe disa nga talentet shqiptare.
Në qendër të vëmendjes është Fisnik Asllani, i cili tashmë vlerësohet me 35 milionë euro, duke vendosur rekord personal në tregun e transferimeve.
Rritje të konsiderueshme kanë regjistruar edhe dy futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare që aktivizohen te TSG Hoffenheim. Leon Avdullahu ka arritur vlerën e 30 milionë eurove, ndërsa Albian Hajdari tashmë vlerësohet me 25 milionë euro.
Të tre lojtarët kanë fituar nga pesë milionë euro në krahasim me vlerësimin e kaluar.
Ndryshime ka pasur edhe te futbollistët që konsiderohen si opsione për Albania national football team.
Brajan Gruda ka mbetur me të njëjtin vlerësim prej 28 milionë eurosh, ndërsa Nelson Weiper ka pësuar rënie nga 10 në 7 milionë euro.
Nga ana tjetër, Arijon Ibrahimovic ka shënuar rritje të ndjeshme, duke kaluar nga 6 në 10 milionë euro, ndërsa Anthony Caci ka zbritur nga 8 në 7 milionë euro.

