Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

E bujshme: Dion Gallapeni në radarin e Bolognës, Widzew Łódź vendos çmimin prej tetë milionë eurosh

Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve të njohura të Serie A. Bologna ka shprehur interesim konkret për futbollistin që aktualisht aktivizohet te Widzew Łódź në Poloni.

Paraqitjet e shkëlqyera të Gallapenit, si me fanellën e klubit polak ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës, e kanë futur atë prej kohësh në “radarin” e skuadrës italiane, e cila po e monitoron nga afër me synimin për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve të mediave italiane, të përcjella nga Transfermarkt, Bologna kishte shfaqur interesim edhe gjatë merkatos dimërore, por Widzew Łódź refuzoi ta lejojë largimin e mbrojtësit, duke e konsideruar atë pjesë kyçe të ekipit për vazhdimin e sezonit.

Megjithatë, një marrëveshje eventuale në verë nuk pritet të jetë e lehtë. Klubi polak e vlerëson Gallapenin rreth tetë milionë euro, pavarësisht se verën e kaluar kishte investuar rreth treqind mijë euro për ta transferuar nga Prishtina.

Në moshën njëzet e një vjeçare, Gallapeni e ka fituar vendin e titullarit te Widzew Łódź dhe po vazhdon të konfirmojë potencialin e tij, ndërsa një hap i madh në karrierë duket gjithnjë e më i afërt.

Përveç nivelit të lartë në klub, ai është shndërruar në një element të padiskutueshëm edhe në Kombëtaren e Kosovës nën drejtimin e Franco Fodës, duke qenë rregullisht pjesë e formacionit startues gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së