Aktualitet Bota Lajme

Europa në alarm, udhëtimet verore në rrezik! Ngarkesa e fundit e karburantit për avionë mbërrin në Roterdam më 9 prill

Evropa importon mbi 40% të karburantit për avionë për të përmbushur nevojat e saj. Pjesa më e madhe vjen nga Gjiri. Ndërkohë kompanitë ajrore po përgatisin plane emergjence për t’i përdorur nëse lufta vazhdon edhe për një muaj.

Cisterna “Rong Lin Wan”, një gjigant i deteve me gjatësi 250 metra, po lundron këto ditë përgjatë Afrikës Perëndimore. Kur të mbërrijë në portin e Rotterdamit, në Holandë, pasditen e 9 prillit, do të jetë anija e fundit e mbushur me karburant për avionë që është nisur nga Gjiri Persik drejt Evropës. E nisur më 26 shkurt nga Mina Al Ahmadi (Kuvajt) me destinacion fillestar Maltën, ajo arriti të kalojë Ngushticën e Hormuzit pak para bllokimit nga Irani. Pas saj, nga Lindja e Mesme nuk do të vijë më asnjë pikë karburanti për avionët drejt Evropës.

Cisterna me flamur të Singaporit shpjegon pse niveli i shqetësimit brenda kompanive ajrore të kontinentit plakë është i lartë.

“Sipas parashikimeve tona, nga fundi i prillit dhe fillimi i majit do të gjendemi me gjysmën e kerosenit në dispozicion në Evropë. Ndoshta mund të fitojmë 3–5 javë duke përdorur një pjesë të rezervave strategjike dhe duke shtyrë operacionet e pastrimit të rafinerive, që zakonisht zhvillohen në pranverë. Por nuk do të jetë e mjaftueshme” shpjegon për Corriere drejtori i operacioneve të një prej linjave ajrore më të mëdha.

Rezervat

Sipas kompanisë së analizës Vortexa, importet e karburantit për avionë në Evropë kanë rënë në 420 mijë fuçi në ditë, 40% më pak krahasuar me javën e kaluar dhe niveli më i ulët që nga marsi 2022, pak pas pushtimit rus të Ukrainës dhe bllokimit energjetik të vendosur nga sanksionet.

Ndërkohë, rezervat në depozitat e pavarura të Amsterdam-Rotterdam-Antwerp, një qendër shkëmbimi nafte, janë tashmë nën mesataren e periudhës, sipas Insights Global.

 

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur