Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka reaguar me emocione të forta pas humbjes 0:1 ndaj Turqisë në finalen e “play-off”-it për Kupa e Botës FIFA 2026.
Pas një ndeshjeje dramatike të zhvilluar në stadiumin e kryeqytetit, mesfushori kosovar ka ndarë një mesazh prekës, duke vënë theksin te uniteti dhe përkushtimi i ekipit, pavarësisht rezultatit zhgënjyes.
“Ne besuam deri në fund, brohoritem, u emocionuam dhe jetuam çdo moment bashkë. Humbja dhemb, por dashuria për këtë fanellë është më e madhe se çdo rezultat,” ka deklaruar Emërllahu.
Kosova u ndal vetëm një hap larg historisë, duke humbur minimalisht ndaj Turqisë, por reagimi i futbollistëve tregon qartë shpirtin luftarak dhe lidhjen e fortë me fanellën që përfaqësojnë.

