Kupa e Botës 2026 do të sjellë një risi të madhe në historinë e turneut, pasi për herë të parë FIFA ka vendosur që ceremonia hapëse të zhvillohet në tri shtete organizatore: SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Ceremonia e parë do të mbahet më 11 qershor në stadiumin legjendar “Azteca” në Meksikë, para ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Në spektakël do të marrin pjesë artistë të njohur si J Balvin, Belinda dhe ish-futbollisti meksikan Alejandro Fernandez.
Një ditë më pas, Kanadaja do të organizojë ceremoninë e saj në Toronto para sfidës ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Në skenë pritet të performojnë Vegedream, Alanis Morissette dhe Michael Bublé, ndërsa pjesë e programit do të jenë edhe artistë e balerinë vendas.
SHBA-ja do ta përmbyllë këtë “tripletë” ceremonish me një spektakël të madh në “SoFi Stadium” në Los Angeles para ndeshjes ndaj Paraguait. Në event do të performojnë Katy Perry, Future dhe Anita.
Botërori i vitit 2026 do të jetë gjithashtu edicioni i parë në histori me 48 kombëtare pjesëmarrëse, çka pritet ta bëjë turneun më të madh dhe më spektakolar se kurrë më parë.

