Futboll Sport

Skandal në Angli, Southampton kapet duke “spiunuar”, klubi anglez rrezikon dënime të rënda nga EFL

Southampton ka pranuar akuzat për sjellje të pahijshme pasi një anëtar i stafit të analizës u kap duke vëzhguar fshehurazi seancën stërvitore të Middlesbrough para gjysmëfinales së “Play-off”-it në Championship.

Sipas raportimeve të “Telegraph Sport”, klubi nuk e ka kundërshtuar akuzën e ngritur nga Liga Angleze e Futbollit (EFL), por është mbrojtur me pretendimin se analisti kishte vepruar në mënyrë individuale dhe pa urdhër direkt nga klubi.

Incidenti ndodhi pranë hotelit “Rockcliffe Hall”, ku ishte akomoduar Middlesbrough. Anëtari i stafit të Southamptonit dyshohet se ishte fshehur pas shkurreve me pajisje profesionale vëzhgimi për të ndjekur përgatitjet taktike të kundërshtarit.

Southampton shpreson ta bindë EFL-në se nuk bëhej fjalë për një plan të organizuar për të siguruar avantazh të padrejtë para ndeshjes së rëndësishme të “Play-off”-it.

Megjithatë, burime pranë ligës angleze bëjnë të ditur se dënimet e mundshme mund të jenë shumë të ashpra, duke nisur nga gjobat financiare dhe zbritja e pikëve, deri te përjashtimi nga gara në skenarin më ekstrem.

Klubi ka konfirmuar bashkëpunimin e plotë me hetimet, ndërsa Middlesbrough ka reaguar ashpër pas zbulimit të rastit, që ka shkaktuar debat të madh në futbollin anglez.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së