Futboll Sport

Gjithçka gati për “Final 4”, nis beteja për titullin kampion

Pas përfundimit të javës së 36-të në futbollin shqiptar, është përcaktuar zyrtarisht faza “Final 4”, e cila do të vendosë ekipin kampion të këtij edicioni në Abissnet Superiore.

Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë me 63 pikë, duke siguruar edhe shpërblimin maksimal nga FSHF. Vetëm një pikë më pak grumbulloi AF Elbasani, që përfundoi në pozitën e dytë, ndërsa Egnatia dhe Dinamo City kompletuan katërshen finaliste.

Sipas rregullores së “Final 4”, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt përgjysmohen, duke u llogaritur me vlerën më të ulët. Kjo skemë e re ka sjellë debat të madh gjatë gjithë kampionatit, pasi diferencat e krijuara në 36 javë tashmë reduktohen ndjeshëm në fazën finale.

Në total do të zhvillohen gjashtë ndeshje, të cilat do të luhen të gjitha në stadiumin “Air Albania”. Faza nis më 16 maj me përballjen Vllaznia – Dinamo City, ndërsa një ditë më vonë do të luhet sfida Elbasani – Egnatia.

Më 23 maj do të përballen Vllaznia dhe Egnatia, ndërsa më 24 maj Elbasani me Dinamo City. Dy ndeshjet e fundit janë planifikuar për 29 dhe 31 maj, ku fillimisht do të luhet Egnatia – Dinamo City, ndërsa kampionati mbyllet me duelin Vllaznia – Elbasani.

Ky format pritet të sjellë rivalitet maksimal deri në fund, pasi katër ekipet do të luftojnë drejtpërdrejt për titullin kampion të Shqipërisë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së