Futboll Sport

Gjyqtarët spanjollë kërkojnë dënim për Perezin

Shoqata Spanjolle e Gjyqtarëve të Futbollit ka kërkuar nisjen e procedurave disiplinore ndaj presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. Kërkesa është dorëzuar në Komitetin e Garave të Federatës Spanjolle të Futbollit pas deklaratave të fundit të Perezit ndaj arbitrave spanjollë.

Sipas raportimeve në Spanjë, Perez gjatë një konference për shtyp dhe një interviste televizive ka akuzuar trupën e gjyqtarëve për korrupsion sistematik, manipulim të titujve dhe pasurim të paligjshëm.

Deklaratat kanë shkaktuar reagime të forta në futbollin spanjoll, ndërsa gjyqtarët i kanë cilësuar komentet si sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të tyre profesional.

Tashmë pritet vendimi i organeve disiplinore të Federatës Spanjolle për hapat e mëtejshëm ndaj kreut të klubit madrilen.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së