Basketboll Ndërkombëtare Sport

Goditje e rëndë për Philadelphia 76ers, Paul George pezullohet për 25 ndeshje

Philadelphia 76ers ka marrë një lajm tronditës, pasi ylli i ekipit, Paul George, është pezulluar nga NBA për 25 ndeshje për shkelje të rregullave anti-drogë të ligës.

Vendimi i ligës vjen pas një shkeljeje të konfirmuar të politikave disiplinore, ndonëse NBA nuk ka zbuluar detaje rreth substancës së përfshirë apo rrethanave konkrete të rastit. Pezullimi konsiderohet i rëndë dhe do ta lë ekipin e Philadelphias pa një nga lojtarët kryesorë për një pjesë të madhe të sezonit.

Sipas marrëveshjes në fuqi mes NBA-së dhe Shoqatës Kombëtare të Basketbollistëve, dënimi prej 25 ndeshjesh tregon se kjo është shkelja e parë e këtij lloji nga Paul George.

Mungesa e tij pritet të ketë ndikim të madh në objektivat e 76ers, të cilët tashmë do të duhet të riorganizojnë skuadrën për të përballuar këtë goditje të papritur.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së