Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Shaipi drejt largimit? Oferta zyrtare trazon Luganon

E ardhmja e portierit Amir Shaipi te Lugano mbetet e paqartë, teksa jemi në orët e fundit të afatit kalimtar dimëror. Gardiani shqiptar mund të largohet nga klubi zviceran, pasi për të ka mbërritur një ofertë zyrtare.

Shaipi e ka rifituar së fundmi statusin e titullarit te Lugano, megjithatë ai ka refuzuar rinovimin e kontratës, çka ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm, qoftë në këtë merkato ose gjatë verës.

Sipas prestigjiozes zvicerane “Blick”, një ofertë konkrete tashmë ndodhet në tavolinën e drejtuesve të Luganos, por ende nuk është zbuluar emri i klubit që ka shprehur interesim për portierin.

Pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Grasshoppers, Shaipi u pyet nëse ajo ndeshje ishte e fundit me fanellën e Luganos, por ai zgjodhi të mos komentojë thashethemet.

“Vërtet nuk e di, ju dini më shumë për mua. Unë luaj dhe përpiqem të jap maksimumin në fushë. Nuk di për asgjë tjetër”, u shpreh Shaipi për “Blick”.

Ndërkohë, trajneri i Luganos, Mattia Croci-Torti, është shprehur optimist për qëndrimin e portierit deri në fund të sezonit.

“Amiri ka qenë shumë i mirë kohët e fundit dhe është normale që ka interesim nga klubet e tjera. Por ai është lojtar i Luganos dhe jam i kënaqur me të. Besoj se do të qëndrojë deri në fundin e sezonit”, deklaroi trajneri.

Mbetet të shihet nëse klubi i interesuar do të arrijë marrëveshje me Luganon, teksa kanë mbetur më pak se 48 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar dimëror.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së