Kosova vazhdon të forcojë pozitën e saj si një nga qendrat më të rëndësishme të hendbollit ndërkombëtar.
Gjatë këtij muaji, Prishtina është nikoqire e Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet U16, ku po marrin pjesë 12 ekipe kombëtare, duke konfirmuar edhe një herë besimin e madh që federatat ndërkombëtare kanë ndaj Kosovës.
Ndërkohë, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka konfirmuar se në muajin korrik 2026, Kosova do të organizojë dy Kampionate Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjet.

Kampionati “Men’s 20 EHF Championships” do të mbahet nga 12 deri më 19 korrik në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 13 kombëtareve.
Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së në Herning të Danimarkës, ndërsa Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të vlerësohet si partnere e besueshme, me organizime të deritanishme të cilat janë vlerësuar maksimalisht nga EHF-ja dhe federatat pjesëmarrëse.

