Futbollisti dardan Florent Hasani ka shënuar golin e parë me fanellën e Amed Sportif në ndeshjen kundër Adana Demirspor në Turqi .
Ky ishte momenti i veçantë për Hasanin, i cili duket se po gjen formën e duhur në ekipin e ri, duke dhënë kontribut të menjëhershëm në sulm.
Fansat dhe mediat turke e kanë vlerësuar paraqitjen e Hasanit, ndërsa ai duket i motivuar të vazhdojë me paraqitje të forta për Amed Sportif.

