
Në historinë e futbollit botëror, vetëm dy trajnerë kanë arritur një rekord të jashtëzakonshëm: të fitojnë çdo finale që kanë drejtuar. Bëhet fjalë për legjendat e pankinës, Zinedine Zidane dhe Hansi Flick.
Zinedine Zidane Tekniku francez ka drejtuar 9 finale gjatë karrierës së tij si trajner dhe i ka fituar të gjitha, duke ndërtuar një rekord perfekt që e vendos atë në histori.

Hansi Flick Trajneri gjerman ka qenë po aq i suksesshëm, duke triumfuar në 8 finale, pa pësuar asnjë humbje. Flick njihet për qasjen e tij dominuese dhe efikasitetin maksimal në ndeshjet vendimtare.
Ky rekord i jashtëzakonshëm i bën Zidane dhe Flick dy emra unikë në historinë e futbollit, duke dëshmuar aftësinë e tyre për të menaxhuar presionin dhe për të fituar gjithmonë në momentet kyçe.

