Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe Sky Sports, Jürgen Klopp është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Real Madridit në verën e ardhshme.
Tekniku gjerman aktualisht është i lidhur profesionalisht me projektin Red Bull, por burimet bëjnë të ditur se një ofertë serioze nga klubi madrilen do ta shtynte Kloppin ta merrte me shumë seriozitet këtë mundësi.
Real Madrid po vlerëson disa opsione për të ardhmen e pankinës, ndërsa emri i ish-trajnerit të Borussia Dortmund dhe Liverpool vazhdon të fitojë terren si një zgjedhje elitare për “Los Blancos”.
Nëse realizohet, ky do të ishte një nga transferimet më bombastike në historinë e trajnerëve, duke sjellë Kloppin për herë të parë në La Liga dhe në krye të klubit më të trofeshëm në Evropë.

