Show Biz

Janë ndarë për shkak të BBVA? Flet për herë të parë bashkëshortja e Erik Lloshit dhe zbulon të vërtetën

Romina, bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas aludimeve se marrëdhënia e çiftit është krisur për shkak të pjesëmarrjes së artistit në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania.

E ftuar në emisionin “Fan Club”, Romina sqaroi se hyrja e Erik Lloshit në BBVA nuk ishte një vendim i përbashkët, pasi ajo kishte qenë kundër këtij hapi që në fillim. Megjithatë, ajo theksoi se aktualisht e mbështet plotësisht bashkëshortin e saj, pavarësisht se nuk është dakord me disa nga sjelljet e tij brenda shtëpisë.

“Nuk kam qenë kurrë dakord që të futej në Big Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur ekspozimin publik. Kam preferuar që jeta ime personale të mbetet private dhe jo në sytë e publikut”, u shpreh Romina.

Ajo shtoi se temperamenti i fortë i Erik Lloshit ka qenë një nga arsyet kryesore pse ishte kundër pjesëmarrjes së tij në reality show. “Eriku është gjaknxehtë dhe me temperament të vështirë. Pikërisht për këtë arsye i kam thënë të mos hynte në Big Brother, sepse aty njerëzit luajnë me çdo kartë. Ai është një njeri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa po portretizohet”.

Romina zbuloi se këngëtari kishte marrë ftesa edhe më herët për t’u bërë pjesë e formatit, por ajo kishte refuzuar kategorikisht. “Këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë se do të merrja valixhet dhe do të largohesha”, tregoi ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se qëndrimi i saj ka ndryshuar dhe se tani që Eriku është pjesë e BBVA-së, mbështetja e saj është e plotë. “Tashmë e mbështes totalisht, pa asnjë diskutim. Ka gjëra tek Eriku që më pëlqejnë shumë dhe disa që nuk i përkrah”, përfundoi Romina.

Deklarata e saj ka hedhur poshtë zërat për një ndarje mes çiftit, duke sqaruar se, pavarësisht mosmarrëveshjeve, marrëdhënia e tyre vazhdon.

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me