Futboll Sport

Juventus skuadra më e dëmtuar nga gabimet e arbitrave në Serie A

Sezoni 2025/26 në Serie A është mbyllur me një bilanc të rëndë për arbitrimin dhe përdorimin e VAR-it. Pas episodit të fundit në ndeshjen Cremonese–Como, numri i gabimeve të pranuara publikisht nga CAN ka arritur në 31.

Analizat e emisionit “Open VAR” kanë nxjerrë në pah një sezon të vështirë për arbitrat italianë, të cilët shpesh kanë qenë në qendër të kritikave për vendimet e marra në fushë dhe për ndërhyrjet e teknologjisë.

Mes episodeve më të diskutuara ishin disa raste penalltish të dhëna ose të mohuara në ndeshje të rëndësishme, përfshirë Milan–Bologna, Napoli–Inter, Lazio–Fiorentina, Inter–Fiorentina, Lazio–Juventus dhe Juventus–Napoli.

Sipas bilancit të publikuar, Lazio dhe Fiorentina rezultojnë skuadrat që kanë përfituar më shumë nga gabimet arbitrale, me nga katër episode në favor. Pas tyre renditen Napoli dhe Como me nga tri gabime në favor.

Në anën tjetër, Juventus rezulton skuadra më e penalizuar e sezonit, me pesë gabime kundër. Pas bardhezinjve vijnë Genoa dhe Interi me nga katër episode kundër, ndërsa Milan, Pisa, Bologna, Lazio dhe Napoli kanë nga tri gabime në dëm.

Ky bilanc rihap debatin për nivelin e arbitrimit në Serie A dhe për mënyrën se si po përdoret VAR-i në kampionatin italian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së