Ka filluar shorti për fazën e grupeve të UEFA Nations League për edicionin 2026/27.
Shorti po hidhet për katër ligat (A, B, C dhe D), të ndara sipas nivelit të kombëtareve pjesëmarrëse. Skuadrat janë të renditura nëpër vazo në bazë të renditjes dhe performancës në edicionet e kaluara të garës.
Kosova do të garojë në Ligën B, që është niveli i dytë i kësaj gare prestigjioze evropiane.
Në short, “Dardanët” ndodhen në Vazon 4 të Ligës B, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut.
Kjo do të thotë se Kosova do të përballet me nga një kombëtare nga Vazo 1, Vazo 2 dhe Vazo 3, ndërsa nuk mund të përballet me ekipet që janë në të njëjtën vazo.
Pritet që shorti të përcaktojë kundërshtarët e Kosovës për fazën e grupeve, ku synimi mbetet një paraqitje sa më e mirë dhe lufta për promovim në Ligën A.

