Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të UEFA Nations League 2026/27.
“Dardanët” do të garojnë në Ligën B, ndërsa janë shortuar në Grupin B3, ku do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

Ky grup pritet të sjellë sfida të forta për Kosovën, përballë kundërshtarëve me përvojë dhe kualitet në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, ekipi synon paraqitje dinjitoze dhe rezultate pozitive në përpjekje për të arritur objektivat e veta në këtë edicion.
Ndeshjet e edicionit të pestë të Nations League janë planifikuar të zhvillohen nga shtatori deri në nëntor, periudhë gjatë së cilës Kosova do të kërkojë të tregojë progres dhe stabilitet në nivelin e dytë të kësaj gare evropiane.

