Humbja e thellë ndaj Bashkimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës (83:67) pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Michalis Kakiouzis në bankinën e Sigal Prishtinës. Sipas burimeve të TV Mërgata, trajneri grek do të largohet nga ekipi kryeqytetas.
Kakiouzis u emërua në krye të Prishtinës në fillim të këtij sezoni me synime dhe ambicie të larta, mirëpo rezultatet e arritura deri më tani nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive të klubit, drejtuesve dhe tifozëve.
Në kuadër të sezonit të rregullt, Sigal Prishtina nën udhëheqjen e tij ka regjistruar 8 fitore dhe 10 humbje, duke u renditur aktualisht në vendin e 6-të në tabelë. Forma e dobët ka qenë evidente sidomos në ndeshjet e fundit, ku në gjashtë takimet e fundit ekipi bardhekaltër ka arritur vetëm një fitore.

