Futboll Sport

Kandidati milioner premton 200 milionë euro dhe Muriqin në Fenerbahçe

Aziz Yildirim, kandidati për president të Fenerbahçes, ka premtuar investim prej 200 milionë eurosh në skuadër dhe rikthimin e Vedat Muriqit në klubin turk.

Mediat turke raportojnë se Yildirim synon të ndërtojë një ekip të fortë për ta rikthyer Fenerbahçen në majën e futbollit turk, pas dominimit të Galatasarayt në vitet e fundit.

Një nga objektivat kryesorë të merkatos pritet të jetë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kalon një sezon fantastik me Mallorcan në La Liga. Muriqi ka realizuar 22 gola këtë edicion dhe mbetet një nga emrat më të kërkuar në Turqi.

Përveç Muriqit, në listën e përforcimeve përmendet edhe Alexander Sorloth, ndërsa Yildirim thuhet se dëshiron të shmangë gabimet e viteve të fundit në repartin ofensiv.

Zgjedhjet për president të Fenerbahçes pritet të mbahen në fillim të qershorit, me tifozët që presin ndryshime të mëdha në klub.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së