Futboll Sport

VAR-i “trondit” Premier Leaguen, konfirmohen tri gabime të reja

Paneli i Incidenteve Kryesore të Premier Leagues ka konfirmuar edhe tri gabime të tjera të sistemit VAR gjatë këtij sezoni, duke e çuar numrin total të vendimeve të gabuara në 23.

Sipas raportimit të BBC-së, paneli ka evidentuar tri raste të diskutueshme me penallti, dy prej të cilave duhej të ishin akorduar për mbajtje të kundërshtarëve në zonë.

Njëri nga rastet përfshin Evertonin, skuadrë që sipas raportit nuk ka përfituar asnjëherë nga vendimet e VAR-it këtë edicion. Në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, Evertonit iu mohua një penallti edhe pse paneli më vonë vlerësoi se ndërhyrja meritonte ndëshkim.

Po ashtu, paneli pranoi se një penallti e dhënë për Bournemouthin ndaj Crystal Palace duhej të ishte anuluar, ndërsa West Hamit iu mohuan dy penallti në humbjen kundër Brentfordit.

Gabimet e vazhdueshme të VAR-it kanë rikthyer debatet e forta në futbollin anglez, me kritika të shumta ndaj mënyrës së përdorimit të teknologjisë në Premier League.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së