Futboll Sport

Projekti dështon, Milani ndahet me Igli Taren

Igli Tare pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtori sportiv shqiptar dhe klubi kuqezi do të ndajnë rrugët pas vetëm një viti bashkëpunim, teksa mbeten vetëm procedurat formale për mbylljen e marrëveshjes.

Raportet mes Tares dhe drejtuesve të Milanit janë krisur prej kohësh, ndërsa rezultatet zhgënjyese të skuadrës dhe merkatoja e verës së kaluar kanë ndikuar ndjeshëm në këtë vendim.

Projekti që nisi me pritshmëri të mëdha nuk arriti të japë efektet e pritura në “San Siro”, duke sjellë pakënaqësi në ambientin kuqezi.

Ndërkohë, Milani pritet të marrë vendime të rëndësishme edhe për pankinën, pasi e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri vazhdon të mbetet në dyshim.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së