Futboll Ndërkombëtare Sport

Kane pranë rinovimit me Bayernin deri më 2028

Harry Kane është shumë afër ta vazhdojë kontratën me Bayern Munichun, me palët që pritet së shpejti ta finalizojnë marrëveshjen e re që do ta mbajë sulmuesin anglez në “Allianz Arena” deri në verën e vitit 2028.

Sipas raportimeve nga mediat, negociatat mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit gjerman janë në fazën përfundimtare, ndërsa ekziston optimizëm i madh që marrëveshja të zyrtarizohet brenda një periudhe të shkurtër.

Edhe pse aktualisht ka kontratë valide deri në vitin 2027, Bayerni dëshiron ta sigurojë qëndrimin afatgjatë të sulmuesit, duke i ofruar atij kushte të përmirësuara dhe rol qendror në projektin sportiv të klubit.

Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenhami për shumën e 100 milionë eurove, duke u shndërruar menjëherë në lider të repartit ofensiv. Performancat e tij kanë justifikuar plotësisht investimin e klubit.

Këtë sezon, anglezi ka realizuar 39 gola dhe ka dhuruar 5 asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga sulmuesit më produktivë në futbollin evropian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së