Sport

Karim Benzema: “Real Madridi luan si në shtëpi sonte”

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ishte i pranishëm në finalen e Superkupës së Spanjës, duke tërhequr vëmendje të madhe të mediave dhe tifozëve.

Francezi, i cili mbetet një nga figurat më të dashura në historinë e klubit madrilen, komentoi atmosferën në stadium, duke theksuar mbështetjen e madhe që gëzon Real Madridi në Arabinë Saudite. “Real Madridi luan në shtëpi sonte. Të gjithë këtu janë madrilenë. Në Arabi ka shumë tifozë të Real Madridit,” – u shpreh Benzema.

Prania e fituesit të Topit të Artë në tribunë i dha edhe më shumë peshë spektaklit të finales, ku Real Madridi dhe Barcelona u përballën për trofeun e Superkupës së Spanjës. Fjalët e Benzemas pasqyrojnë edhe një herë përmasat globale të Real Madridit, klub që gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme kudo që luan, përfshirë edhe Lindjen e Mesme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së