Sport

Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll për testet mjekësore te Beşiktaş

Kristjan Asllani ka mbërritur në Stamboll, ku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara zyrtarizimit të transferimit të tij te Beşiktaş.

Mesfushori shqiptar u prit në aeroport nga përfaqësues të klubit turk, ndërsa pas përfundimit të kontrolleve mjekësore pritet të finalizohen edhe detajet e marrëveshjes mes palëve.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Asllani do të prezantohet zyrtarisht si përforcimi më i ri i Beşiktaş-it në ditët në vijim, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së