Show Biz

Rikthim i fuqishëm: “Memories” në Trending Worldwide vetëm 24 orë pas publikimit

Rikthimi i artistit është shoqëruar me një sukses të menjëhershëm. Vetëm 24 orë pas publikimit, projekti muzikor “Memories” ka hyrë zyrtarisht në listën Trending Worldwide, duke u renditur në vendin e 11-të në nivel global, një arritje e rëndësishme për tregun muzikor shqiptar.

Balada emocionale ka arritur të pozicionohet në vendin e parë në pesë shtete, përkatësisht në Gjermani, Zvicër, Austri, Shqipëri dhe Maqedoni, ndërsa njëkohësisht ka depërtuar në Top 10 edhe në vende si Franca dhe Italia.

Reagimi i publikut tregon për një lidhje të fortë emocionale me projektin, i cili është pritur me interes dhe mbështetje të madhe në platforma digjitale. Ky sukses e konfirmon rikthimin e Gjestit si një nga emrat më të ndjekur të momentit, duke i dhënë projektit një shtrirje të gjerë ndërkombëtare.

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me