Real Madrid ka triumfuar me 2-0 ndaj Levante në një ndeshje të La Ligës, por atmosfera në Santiago Bernabéu ishte e ndezur dhe e tensionuar, me tifozët që vërshëllenin disa nga yjet e skuadrës dhe shfaqën pakënaqësi ndaj presidentit Florentino Pérez.
Të prekur nga vërshëllimat ishin Vinícius Jr., Jude Bellingham dhe Federico Valverde, ndërsa i vetmi që u prit me duartrokitje nga tifozët ishte Kylian Mbappé.
Pjesa e parë: 0-0 – Reali e pati të vështirë të gjejë hapësira përballë një Levanteje të organizuar mirë. 58’ | Kylian Mbappé shënon nga penalltia e fituar nga vetë ai → Real Madrid 1-0 Levante 65’ | Raúl Asensio shënon me kokë pas krosimit të Arda Güler → Real Madrid 2-0 Levante.
Me këtë fitore, Reali ngjitet në vendin e 2-të me 48 pikë, vetëm 1 pikë pas Barcelonës, që ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e javës.
Ndërkohë, Levante mbetet në vendin e 19-të, në zonën e rrezikut për rënien nga La Liga.

